Përfundon numërimi i votave me postë, kjo është renditja e partive

04 mars 2025 | 18:22

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar procesi i numërimit të votave me postë dhe tashmë ka procesuar rezultatet nga 187 vendvotimet.

Sipas këtij rezultati, VV është e para me 51.57 përqind apo 31 mijë e 963 vota, LDK e dyta me 30.55 përqind apo 18 mijë e 933 vota, PDK me 9.48 përqind apo 5 mijë e 878 vota dhe AAK me 3.32 përqind, apo 2 mijë vota, shkruan Reporteri.net.

Ndryshe, Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në konferencën e sotme është pyetur se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare, pasi në një konferencë të mëparshme kishte dhënë si datë 5 marsin.

“Shpallja përfundimtare për subjektet më së largu deri më 5 mars, certifikimi i tyre deri më 18 mars 2025”, kishte thënë Elezi në fund të shkurtit.

Sot ai tha se pas vendimit të PZAP’së që 21 fletëvotime të shpallen të vlefshme duhet të presin 48 orë nëse do të ketë ndonjë ankesë në Gjykatën Supreme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Shqiptare (OESH), ka organizuar të martën  konferencën lidhur…