Përfundon numërimi i votave në Gjakovë, Istog, Suharekë e Graçanicë – këto janë rezultatet

10 shkurt 2025 | 20:50

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se së fundmi ka përfunduar numërimi i votave të rregullta në Gjakovë, Istog, Suharekë dhe në Graçanicë.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet në Gjakovë, duke dalë e para me 19.151 vota apo 47.78%, pasuar nga AAK-ja me 7.820 vota apo 19.51%. E treta renditet LDK-ja me 6.518 vota apo 16.26% dhe PDK-ja tutje me 4.051 vota apo 10.11%.

E para VV-ja ka dalë edhe në Istog.

Atje i ka marrë 6.215 vota apo 35.21%, ndërsa LDK-ja ka dalë e dyta me 5.970 vota apo 33.82%. E treta renditet PDK-ja me 2.160 vota apo 12.24% dhe AAK-ja tutje me 1.475 vota apo 8.36%.

Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore edhe në Suharekë. Atje i ka marrë 8.898 vota apo 34.27%, pasuar nga LDK-ja me 7.028 vota apo 27.07%. AAK-ja është e treta me 4.780 vota apo 18.41%. PDK-ja është e katërta me 4.724 vota apo 18.19%.

Në Graçanicë e para ka dalë Lista Serbe me 6.544 vota apo 68.62%. E dyta renditet Za Slobodu Pravdu i Opstanak me 1.144 vota apo 12.00%, e e treta është VV-ja me 546 vota apo 5.73%.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë afro 80 mijë vota që pritet të procesohen nga…