
Përfundon numërimi i votave në Malishevë: Bastioni i Limajt lë Ramush Haradinajn të 11-in
Në qytetin e Malishevës, bastionin e Fatmir Limajt të NISMA’s Socialdemokrate që në zgjedhjet e 9 shkurtit ka garuar në koalicion me AAK-në e Ramush Haradinajt ka përfunduar numërimi i votave.
Në bastionin e Fatmir Limajt, prijësi i Koalicionit për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj është renditur i 11-ti.
Ramush Haradinaj në bastionin e Fatmir Limajt ka marrë vetëm 1 mijë e 368 vota.
Dhjetë kandidatët më të votuar nga ky koalicion në Malishevë janë nga Nisma.
Në listën përfundimtare në këtë qytet të cilën e ka siguruar gazeta online Reporteri.net del se Limaj ka marrë 7 mijë e 526 vota.
Pas tij me vota si e dyta renditet Arbëreshë Krasniqi me 6 mijë e 558 vota, e pasuar nga Vesel Krasniqi me 6 mijë e 301 vota.
Isni Kilaj ka marrë 4 mijë e 793 vota, kurse Xhevahire Izmaku ka marrë 4 mijë e 775 vota.
Lista e plotë: