Përfundon numërimi i votave, shpallet fituesi në Bashkinë e Lushnjës

07 mars 2022 | 11:35

Ka përfunduar numërimi në Bashkinë e Lushnjes. Eriselda Sefa nga radhët e Partisë Socialiste ka marrë mbi 58% të votave, duke fituar kështu garën për këtë bashki.

Pas Vorës dhe Rrogozhinës kjo është bashkia e tretë që merret nga socialistët.

Në vendin e dytë është renditur Elton Bano i “Shtëpisë së Lirisë” së drejtuar nga Sali Berisha me mbi 30% të votave.

Ndërsa Indrit Sefa i Partisë Demokratike  të Lulzim Bashës ka marrë rreth 11% të votave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, ka paralajmëruar të hënën kryediplomatin…