Përfundon numërimi në 40 bashki të Shqipërisë, PS kryeson në shumicën e tyre
15 maj 2023
| 13:54
Ka përfunduar numërimi në 40 bashki të Shqipërisë, ndërsa është duke vazhduar në 21 të tjera.
PS-ja ka triumfuar në 34 bashki: Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Patos, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos dhe Prrenjas.
Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në gjashtë bashki: Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë dhe Fushë Arrëz.
Nga ana tjetër në Tiranë, Erion Veliaj është 30 mijë vota para Belind Këlliçit, avantazh i thellë ende pa përfunduar numërimi.