Përfundon pa marrëveshje takimi ndërmjet Përparim Ramës e Kujtim Shalës me Uran Ismajlin e Vlora Çitakun

05 janar 2022 | 00:33

Takimi i zhvilluar të martën mbrëma ndërmjet drejtuesve të LDK-së e PDK-së për bashkëqeverishe në Prishtinë ka përfunduar pa rezultate.

Burimet kanë theksuar se nuk është arritur marrëveshja ndërmjet dy subjekteve politike.

Në takimin e zhvilluar para pak orësh ku nga LDK ishte Përparim Rama e Kujtim Shala, dhe nga PDK Uran Ismajli e Vlora Çitaku, nuk pati marrëveshje.

”Takimi ka përfunduar pa marrëveshje”, tha ky burim duke mos dhënë detaje.

Sipas këtij burimi, pritet që të ketë zhvillime në mëngjesin e së mërkurës.

”Nesër (e mërkurë) nuk i dihet”, tha ky burim.

Gazeta Blic gjatë ditës ka raportuar për disa nga kushtet që PDK i ka për Përparim Ramën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donaldi ka hapur kutinë e pandorës derisa ka dërguar në…