Përfundon paraqitja e provave ndaj Salih Mustafës
Trupi Gjykues në rastin ndaj Salih Mustafës në Gjyaktën Speciale në Hagë i ka dhënë fund paraqitjes së provave dhe ka urdhëruar palët që të dorëzojnë dosjet e tyre përfundimtare deri më 21 korrik.
Ndërsa për dhënien e deklaratave përmbyllëse është caktuar periudha 13 deri më 15 shtator.
Në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës është sqaruar se për dëgjimin e deklaratave përmbyllëse Trupi Gjykues i ka lënë ditë rezervë 16 shtatorit.
“Më 20 qershor 2022, Trupi Gjykues I i dha fund paraqitjes së provave në çështjen Mustafa, i urdhëroi palët të dorëzojnë dosjet e tyre gjyqësore përfundimtare deri më 21 korrik dhe caktoi periudhën nga 13 deri më 15 shtator (dhe 16 shtatorin si ditë rezervë) për dhënien e deklaratave përmbyllëse”, thuhet në njoftim.