Përfundon peticioni me 13 mijë nënshkrime, kërkohet ligj për parandalimin e vetëvrasjes

10 shtator 2024 | 12:31

Mbi 13 mijë qytetarë e kanë nënshkruar peticionin i cili kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të miratojnë Projektligjin për parandalimin e vetëvrasjes.

Me këtë rast, peticioni me nënshkrime të qytetarëve është dërguar në Kuvend, teksa u hodhën kritika në drejtim tëkKryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për “qasje jo serioze”, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i “Linjës së Jetës”, Bind Skeja, tha se me rastin e ditës ndërkombëtare të parandalimit të vetëvrasjes kanë përfunduar me sukses këtë peticion.

Andaj, kërkoi nga ligjvënësit që ta përpilojnë projektligjin për parandalimin e vetëvrasjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Debati, një element vendimtar i fushatës zgjedhore për Shtëpinë e…