Përfundon pjesa e parë e derbit Llapi-Ballkani
06 tetor 2024
| 15:56
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e derbit të Superligës ndërmjet Llapit dhe Ballkanit.
Në një betejë të fortë për çdo top në fushë, skuadrat i kanë mbajtur të paprekura portat e tyre, njofton Klankosova.tv
Në fakt, suharekasit e gjetën rrjetën e nikoqirit me anë të sulmuesit Adetunji, por paraprakisht Tolaj e kishte prekur topin me dorë dhe goli u anulua.
Bejamin Emini dhe Hamdi Namani janë ndëshkuar me kartona të verdhë, kurse nga mysafirët nuk pati ndonjë “zverdhje”.
Ndeshja u ndërpre dy herë pasi tifozët vendas kanë hedhur mjete piroteknike në fushë, raporton Klankosova.tv.
Ky duel është i vlefshëm për javën e tetë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll. Deri tani të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga 13 pikë.