Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Azerbajxhani-Kosova
07 shtator 2018
| 18:49
Pjesa e parë e ndeshjes në Ligën e Kombeve, Azerbajxhani-Kosova përfundoi 0-0.
Në këtë pjesë të lojës, Kosova pati një paraqitje të mirë duke mos i lejuar shumë hapësira skuadrës kundërshtare.
Loja ishte e baraspeshuar, por në pesë minutat e fundit “Dardanët” ishin më të rrezikshëm duke rrezikuar dy herë portën kundërshtare, por Celina dhe Muriqi gjuajtën mbi portën e portierit vendas.
/Epoka e re/