Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – Llapi
06 nëntor 2019
| 13:51
Përfundoi pjesa e parë në tri ndeshjet e IPKO Superligës së Kosovës, përfshi derbin në mes Ballkanit dhe Llapit.
Skuadra lidere e elitës është duke pësuar humbje me rezultat 0-1, derisa golin e vetëm në ndeshjen që po zhvillohet në Suharekë e ka shënuar Sebino Plaku, në minutën e 33-të.
Dy ndeshjet tjera kanë përfunduar me rezultat të barabartë. Drenica ka kaluar e para në epërsi ndaj Trepçës ’89 me golin e Arsen Sykajt nga penalltia, kurse për mysafirët shënoi Leart Emini. Ndeshja në Gjilan mes Dritës dhe Dukagjinit përfundoi 0-0.
/Epoka e re/