Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Feronikeli 74 – Ferizaj

25 tetor 2024 | 14:07

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Feronikelit 74 dhe Ferizajt, e vlefshme për javën e 10-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Rezultati pas 45 minutave të parë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas është ai i fillimit, 0:0. Pjesa e parë u përshkrua me pak raste shënimi, teksa fokusi ishte në mesin e fushës.

Të dyja skuadrat u treguan shumë të kujdesshme në fazën defansive, teksa kërkojnë fitoren që është shumë e rëndësishme për ta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe Banka Evropiane për Rindërtim…