Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Gjermani-Skoci

14 qershor 2024 | 21:57

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit hapës të “EURO 2024”.

Gjermania po avancon me tre gola epërsi ndaj Skocisë, e cila nuk ka shënuar ende.

Golin e parë të “EURO 2024” e ka shënuar Florian Wirtz, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 10-të.

Në minutën e 19-të golin e gjeti edhe Jamal Musiala.

Golin e tretë në fundin e pjesës së parë e shënoi Kai Havertz nga penalltia.

E pikërisht për këtë penalltia të shkaktuar, Porteus i Skocisë u ndëshkua me të kuq.

Gjermania kontrolloi lojën gjatë tërë pjesës së parë, duke mos lënë Skocinë të ketë asnjë rast gjatë 45 minutëshit të parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar pjesa e parë e takimit hapës të “EURO…