Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Liverpool – Barcelona
07 maj 2019
| 21:51
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në mes Liverpoolit dhe Barcelonës.
Skuadra e Liverpoolit e ka mbyllur këtë pjesë me epërsinë 1-0, kurse golin e vetëm e ka shënuar Divock Origi. Në këtë ndeshje titullar është edhe futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri.
“Reds” duhet të shënojnë edhe dy gola për të siguruar vazhdimet, kurse tri gola i duhen për kualifikim në finale, por pa pranuar asnjë gol në këtë ndeshje.
/Epoka e re/