Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Prishtina – Feronikeli
06 nëntor 2019
| 18:50
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kryesore të javës së 14-të, në IPKO Superligën e Kosovës në futboll mes Prishtinës dhe Feronikelit, me rezultat të barabartë 1-1.
Tre minuta pasi filloi pjesa e parë vendasit kaluan në epërsi me golin e sulmuesit Ahmed Januzi nga penalltia. Katër minuta me pas mysafirët e barazuan rezultatin, poashtu nga penalltia. Autor i golit ishte Jean Da Silva.
Tri ndeshje të kësaj xhiro janë zhvilluar sot, kurse dy të tjera zhvillohen nesër (e enjte).
/Epoka e re/