Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Ukraina-Shqipëria
07 shtator 2024
| 21:44
Është mbyllur pjesa e parë pa gola mes Ukrainës dhe Shqipërisë.
Ndeshja kjo që po luhet në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë të mirë, ku patën disa mundësi shënimi.
Më së afërmi që të realizoj ishte Kristjan Asllani, goditja e të cilit u prit nga gardiani ukrainas.
Raste të mira patën edhe Qazim Laçi e Jasir Asani mirëpo pa realizuar dot.
Ndërkohë, Ukraina pati dy mundësi të mira në fundin e pjesës së parë por që mungoi finalizimi.