Përfundon procesi i votimit, kroatët s’e ndërrojnë partinë e parë
Të gjitha qendrat e votimit janë mbylluar në ora 19:00, ku qytetarët kroatë zgjodhën përfaqësuesit në Parlamentin e tyre në legjislaturen e dhjetë.
Rezultatet e para zyrtare priten të dalin në orën 21:00 në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, por rezultatet e exit poll tashmë kanë dalë.
Partia e kryeministrit aktual, Andrej Plenković ka fituar 61 mandate, që janë 6 më shumë se zgjedhejt e kaluara. Partia tjetër Restart ka fituar 44 ulëse. Këto janë rezultatet e exitpolleve. Parlamenti i Kroacisë ka gjithsej 151 ulëse dhe për të krijuar shumicën, Plenkovićit i duhet koalicion me një parti më të vogël.
Zgjedhjet në Kroaci janë mbajtur me masa shtesë për shkak të pandemisë globale të koronavirusit.
1 milion e 150 mijë persona kanë dalë në zgjedhje apo 34.04% e votuesve, e ku të drejtë vote kanë mbi 3 milion banorë.