Përfundon procesi i votimit në Turqi
Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi.
Duke filluar nga ora 8:00 (sipas orës lokale) qytetarët turq me të drejtë vote kanë votuar në 180 mijë e 65 kuti votimi.
Ndërkohë kanë përfunduar edhe veprimet lidhur me votimin e votuesve që jetojnë jashtë shtetit, proces që kishte filluar më 7 qershor.
Qytetarët turq kanë votuar në 60 vende dhe 123 përfaqësi jashtë shtetit dhe votat e tyre ishin sjellë në Turqi në fillim të javës.
Ndërkohë ka filluar procesi i numërimit edhe i këtyre votave. Në këto zgjedhje kanë garuar gjashtë kandidatë për president dhe tetë parti politike.
Të gjitha transmetimet në lidhje me zgjedhjet do të mund të lejohen para orës 21: 00 (sipas orës lokale), në rast se Këshilli i Lartë Zgjedhor do të marrë një vendim në këtë drejtim.