Përfundon projekti i vendosjes së kamerave të sigurisë në Suharekë
13 nëntor 2019
| 15:47
Në kuadër të Drejtorisë për Administratë në Komunën e Suharekës, ka përfunduar projekti i vendosjes së kamerave të sigurisë në qytet.
Ky projekt do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës, e në veçanti Policisë së Kosovës për monitorim dhe për të ofruar siguri publike.
Komuna e Suharekës ka bërë me dije se projekte të tilla, në favor të qytetarëve do të ketë edhe në të ardhmen.
/Epoka e re/