Përfundon protesta e LV-së, Kurti thotë se korrigjimi i kufijve është gabim për Kosovën

29 shtator 2018 | 16:20

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti , ka në fjalën e tij në para protestuesëve ka thënë se populli nuk duhet t’i nënshtohet një njeriut.

Ai  ka folur lidhur me idetë e Thaçit për të bashkuar Luginën e Preshevës me Kosovën që për LV-në po përkthehet në shkëmbim të territoreve.

“Thaçi asnjë cent nuk ia dha Luginës së Preshevës.  Nuk pranojmë kthim në kohën e Rankoviqit. Nuk pranojmë që për katër fshatra të Bujanocit e shtatë fshatra të Preshevës ta japim Ujmanin e Trepçën”, ka deklaruar Kurti.

“Aq shumë e duma Kosovën Republikë, aq shumë e duam Kosovën Lindore, aq shumë e duam Shqipërinë sa që për asnjë kusht e asnjë rrethanë nuk i nënshtrohemi këtij njeriu. Kjo protestë nuk është as për elektorat as për vota. Në zgjedhje është pushteti në pyetje, por sot është shteti në pikëpyetje. Serbisë borxh nuk i kemi, dhimbje e kompromise të reja nuk pranojmë”, ka thënë Kurti

Kurti ka shtuar se korrigjimi i kufijve është gabim për Kosovën.

“Sikur skamja e korrupsioni të mos mjaftonin, na u shfaq ky Presidenti me kompromis të dhimbshëm. Jo me kompromis të dhimbshëm për Serbinë, por për Kosovën. Korrigjimi i kufijve është gabim për Kosovën. Duket që Presidenti po i mban dy kunguj nën sqetull, e duket që ai e ka edhe një kungull të tretë që e mban mbi qafë”,  ka thënë ai.

Kurti i ka përshëndetur edhe deputetet tjerë nga LDK-ja që i janë bashkangjitur protestës së thirrur nga Vetëvendosja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar e qetë protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, ku morën…