Përfundon protesta kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë
22 korrik 2020
| 13:23
Ka përfunduar protesta kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, e cila ishte organizuar nga ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Binak Gashi.
Në protestë ka pasur mospajtime mes dy grupeve të protestuesve, një pjesë e protestuesve kanë kundërshtuar ndërtimin e kësaj xhamie, ndërkaq një pjesë tjetër e qytetarëve kanë thënë se xhamia duhet të ndërtohet.
Gjatë kohës sa u mbajt protesta, një numër i konsiderueshëm i policëve kanë qëndruar afër vendit ku është duke u ndërtuar kjo xhami.
(Q.R / Epoka e re)