Përfundon protesta në Shtërpcë, hapet rruga për qarkullim
Policia e Kosovës ka njoftuar ka përfunduar protesta në Shtërpcë dhe se është liruar rruga për qarkullim.
Policia ka thënë se protesta ka kaluar e qetë dhe pa incidente.
“Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë. Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente”, ka njoftuar policia.
Sot (e diel) në Shtërpcë është protestuar pas plagosjes së dy të rinjve serbë mesditën e së premtes.
Njoftimi i plotë:
Përfundon protesta në Shtërpcë, lirohet rruga për qarkullimin e automjeteve
Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë.
Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente.
Tani, rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë është e lirë për qarkullimin e automjeteve.