Përfundon protesta para Gjykatës Speciale në Hagë
03 prill 2023
| 13:39
Ka përfunduar protesta para Gjykatës Speciale në Hagë, aty ku po gjykohen liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Në këtë protestë kanë marrë pjesë qindra qytetarë nga Kosova e diaspora, ku sipas tyre, liderëve të UÇK-së, po u bëhet gjykim i padrejtë.
Një marsh madhështor në mbështetje të liderëve të UÇK-së është mbajtur të dielën në Prishtinë.