Përfundon Provimi i Maturës, rezultatet më 3 korrik

24 qershor 2023 | 17:11

Komisioni Shtetëror i Maturës ka bërë të ditur se ka përfunduar Provimi i Maturës 2023, të cilit iu nënshtruan mbi 21 mijë maturantë.

Sipas njoftimit të këtij komisioni, në disa qendra ku është mbajtur provimi ka pasur ede largime të nxënësve për shkak të përdorimit të telefonave.

“Provimi i Maturës këtë vit është organizuar në 177 Qendra të Testimit, ku maturantët kanë qenë të sistemuar në 1600 klasa. KShM njofton se, Provimi i Maturës ka filluar me kohë, përveç në rastet ku ka pasur vonesa të administruesve dhe vonesa të nxënësve”, thuhet në njoftimin e MAShT-it.

Bëhet e ditur se rezultatet e testit do të publikohen më 3 korrik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
The Guardian raporton se  mercenarët e Wagner kanë arritur të…