Përfundon punimet konferenca “Politika e jashtme e Kosovës në këndvështrim shkencor”
23 maj 2019
| 21:30
Konferenca “Politika e jashtme e Kosovës në këndvështrim shkencor” që është organizuar sot nga Instituti për Politikë të Jashtme të Kosovës, ka përfunduar me sukses punimet.
Në këtë konferencë janë analizuar sfidat dhe mundësitë e Republikës së Kosovës për shtimin e numrit të njohjeve, për integrimin në organizata ndërkombëtare, sistemi i përfaqësimit diplomatik të Republikës së Kosovës, kultura politike, ndikimi i zhvillimeve ndërkombëtare në politikën e jashtme si dhe taktikat dhe strategjitë, që duhet të ndjek politika jonë e jashtme për të avansuar në mbrojtjen e interesave të Republikës së Kosovës.
Kumtesat e kësaj konference është bërë me dije se do të botohen në një botim të veçantë në një afat optimal.