Përfundon renovimi i hapësirave të administratës komunale në Podujevë
29 maj 2024
| 11:54
Komuna e Podujevës ka njoftuar se ka përfunduar renovimi i hapësirave të administratës komunale në katin përdhesë.
Nga tani e tutje, një zyrtar nga çdo drejtori do të qëndrojë në katin përdhesë për t’iu ofruar qytetarëve shërbimet e nevojshme, si dhe për t’iu ndihmuar në çdo kërkesë ose pyetje që kanë.
Komuna ka njoftuar se ky ndryshim është bërë me qëllim të përmirësimit të shërbimeve dhe lehtësimin e marrjes së shërbimeve për qytetarët.