Përfundon renovimi i shtëpisë 200-vjeçare në Prizren

13 dhjetor 2020 | 13:41

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, përuruan shtëpinë 200-vjeçare të familjes Kajmakqiu, në lagjen “Kurilla”, e cila u rinovua në kuadër të projektit, “Fasadimi, konservimi dhe revitalizimi i shtëpive me vlerë kulturore-historike”.

Me këtë rast, kryetari Haskuka ka deklaruar se mbrojtja e objekteve të trashëgimisë kulturore, që i japin Prizrenit një pamje përrallore dhe e bënë për vete secilin person që e viziton, është një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së tij.

Po ashtu, kryetari Haskuka ka theksuar se Komuna e Prizrenit, duke e ngritur shumën nga 30 000 në 100 000 euro, ka trefishuar buxhetin e vitit të ardhshëm për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore si dhe personalisht ka propozuar që së bashku me Ministrinë e Kulturës të krijohet një fond i veçantë, në mënyrë që të rinovohen të gjitha shtëpitë e trashëgimisë kulturore të Prizrenit.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të përkrahjes dhe subvencionimit në fushën e bujqësisë,…