
Përfundon restaurimi i mullirit të Cal Malushit në Kotradiq të Pejës
11 prill 2024
| 21:02
MKRS-ja ka njoftuar se ka përfunduar restaurimi i mullirit të Cal Malushit në Kotradiq të Pejës.
“Ky aset i trashëgimisë kulturore me shumë vlera tashmë është kthyer në funksion”.
“I ndërtuar në fund të shek. XIX, mulliri është restauruar me profesionalizëm, duke i ruajtur origjinalitetin dhe si i tillë do të ruhet për brezat e ardhshëm”, ka njoftuar MKRS-ja.