Përfundon rinumërimi i votave me kusht dhe të diasporës për kandidatët e AAK-së
09 mars 2021
| 15:35
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), është duke u zhvilluar procesi i rinumërimit të disa vendvotimeve të caktuar pas vendimit të PZAP-së, pas ankesave të parashtruara nga kandidatët të subjekteve të ndryshme politike.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për medie, ka treguar se ka përfunduar rinumërimi i votave me kusht dhe atyre me postë për kandidatët e AAK-së.
“Dje kemi filluar me numërimin e votave me kusht dhe sot në mesditë kemi përfunduar edhe numërimin e votave që kanë ardhur nga jashtë vendit. Kështu ka qenë vendimi i PZAP për të rinumëruar vetëm votat e kandidatëve të subjektit politik AAK”, ka deklaruar Elezi, duke shtuar se në QNR janë duke u numëruar vendvotime të tjera sipas vendimeve të PZAP-it.