Përfundon rinumërimi, koalicioni Nisma-AKR-PD pjesë e Kuvendit
24 nëntor 2019
| 13:17
Ka përfunduar rinumërimi i mbi 1 400 vendvotimeve për të cilat ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Burime të “Epokës se re” në Qendrën e Numërimin dhe Rezultateve (QNR) kanë bërë me dije se koalicioni Nisma-AKR-PD do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Sipas këtij burimi, Nisma-AKR-PD kanë arritur ta kalojnë pragun me vetëm 30 vota.
Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Mirlinda Sopi do të jenë deputetët e këtij koalicioni në legjislaturën e ardhshme.