Përfundon rrugëtimi i Shqipërisë në “Euro 2024”

24 qershor 2024 | 22:58

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll është eliminuar nga Kampionati Evropian, por me kokën lartë pasi ka pasur paraqitje të mira në grupin e “ferrit” ku ishin Spanja, Italia dhe Kroacia.

Në tri ndeshjet e zhvilluara, kuqezinjtë patën përformacë të mirë dhe arritën të nxjerrin barazim ndaj Kroacisë.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, Shqipëria pësoi humbje nga Spanja me rezultat 0-1.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Ferran Torres, në minutën e 13-të. Djelmoshatt kuqezi që drejtohen nga Sylvinho nuk arritën dot të përmbysin rezultatin duke e mbyllur në mënyrë më të keqe të mundshme aventurën në Gjermani, pavarësisht se porta spanjolle u kërcënua disa herë nga Asllani e Armando Broja.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar Arianit Beqirin, asamblistin e Lëvizjes…