Përfundon seanca dëgjimore për deputetët e Vetëvendosjes
Ka përfunduar seanca dëgjimore për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë hedhur gaz lotsjellës gjatë punimeve të seancës së Kuvendit të Kosovës për demarkacionin.
Lajmin e ka bërë me dije avokati i deputetit Sali Zyba, Nikë Shala, i cili ka thënë për “Kosovapress” se vendimi për masën caktimin e ndonjë mase ose jo do të merret më vonë.
Deputetët e arrestuar janë: Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla, të cilët hodhën gaz katër herë duke tentuar ta pamundësojnë votimin e marrëveshjes për demarkacion.
Gjyqtari Agim Kuqi ka bërë me dije se kjo seancë është e mbyllur për medie, përderisa dihet se Prokuroria ka kërkuar paraburgim për deputetët, ndërsa Vetëvendosja ka kërkuar lirimin e tyre.