Përfundon seanca e Gjykatës Kushtetuese

02 dhjetor 2020 | 14:59

Ka përfunduar seanca në Gjykatën Kushtetuese, ku është diskutuar për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi.

Kryetarja e kësaj gjykate, Arta Rama-Hajrizi ka treguar se kur gjykata të marrë vendim, palët do të njoftohen. “Këto argumente që dëgjuam sot, ose nëse keni argumente plotësuese mund të përmblidhen dhe të dorëzohen me shkrim deri më datën 7 në Kushtetuese. Përmes kësaj seance, gjykata ka precizuar qëndrimet e të gjithëve. Porsa gjykata të marrë vendim, do të njoftohen palët. Kur të bëhet vendimi i shkruar u dërgohet të gjithëve. Palët do të njoftohen me kohë”, ka deklaruar Rama-Hajrizi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian ka miratuar në takimin e së mërkurës (02…