Përfundon seanca e Kongresit Amerikan, bëhet thirrje që të dënohen krimet që Serbia bëri në Kosovë
Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan, kryesuar nga Eliot Engel në Uashington, ka përfunduar seancën e sotme me temën “Viktimat e luftës në Kosovë – në kërkim të drejtësisë”.
Në këtë seancë të Kongresit Amerikanë kanë folur ish-presidentja Atifete Jahjaga, viktima e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, dhe Ilir Bytyqi, në emër të familjes së tij që humbi në luftë tre familjarë, Yllin, Agronin dhe Mehmet Bytyqin.
Kongresmeni Engel ka falënderuar Jahjagën, Krasniqi-Goodman dhe Ilir Bytyqi për prezencën e tyre në këtë seancë.
Ai ka bërë thirrje që të dënohen krimet që Serbia bëri në Kosovë.
Engel ka thënë se është i lidhur shpirtërisht me popullin e Kosovës dhe sipas tij qytetarët e Kosovës janë mbështetës të popullit amerikan.
https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/797547770646111/