Përfundon seanca e Kuvendit, miratohen disa projektligje
22 mars 2023
| 16:36
Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë përfunduar punën për seancën e sotme, e cila kishte filluar që nga orët e para të mëngjesit.
Në rend të ditës kanë qenë një mori pikash, duke përfshirë raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021, i cili është miratuar me 61 vota pro.
Ndër tjera është votuar edhe raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.
Në këtë seancë janë votuar edhe disa raporte tjera të vitit 2021 si dhe Projektligji për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitës.