Përfundon seanca e sotme ndaj Thaçit dhe të tjerëve, dëshmitari u dëgjua në sesion privat

15 maj 2023 | 19:34

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), ka përfunduar seanca e së hënës në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Seanca e sotme vazhdoi me dëgjimin e dëshmitarit të katërt me kodin 4748, në sesion privat.

Mbrojtja e Veselit ka filluar me pyetjet për dëshmitarin dhe do të vazhdojë edhe nesër, raporton Betimi për Drejtësi.

Dëshmitari i katërt ka filluar të përgjigjet në pyetjet e avokatit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, më 12 maj dhe ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme në sesion privat.

Në seancën e sotme të pranishëm në sallë të gjykimit ishin Thaçi, Veseli dhe Selimi, kurse Krasniqi e ka përcjell këtë seancë përmes video-lidhjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë me dije se…