Përfundon seanca gjyqësore kundër Krivaqës dhe Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit
14 korrik 2022
| 11:38
Ka përfunduar seanca e sotme gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen dhe dhunimin e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmanit.
Dardan Krivaqa është mbrojtur në heshtje, derisa Arbër Sejdiu është deklaruar i pafajshëm.
Krivaqa është parë duke qarë në gjykatë, derisa ishte dërguar në sallën e gjyqit i veshur me jelek anti-plumb.
Në gjykim kanë marrë pjesë edhe prindërit e Marigona Osmanit, derisa është parë prezencë e shtuar e zyrtarëve policorë.