Përfundon seanca gjyqësore ndaj ministres Hajdari: Nuk ka vendim sot
09 tetor 2023
| 12:46
Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari për aksidentin ku kishte goditur me veturë një fëmijë.
Pas seancës, ministrja Hajdari ka thënë për “Kosovapress” se nuk ka ndonjë vendim nga seanca e sotme gjyqësore.
“Nuk ka vendim sot. Punë të mbarë juve”, ka thënë ajo.
Me kërkesë të avokatit të ministres, Shemdi Bunjaku, seanca është mbajtur e mbyllur për medie, pasi sipas tij kjo seancë ka të bëjë me rastin e aksidentit me të mitur.