Përfundon seanca ndaj Hajdarit, avokati: Ministrja e ndërroi deklaratën, t’i konfiskohet patentëshoferi
Për të tretën herë me radhë është mbajtur me dyer të mbyllura për mediet e publikun seanca ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila dyshohet se aksidentoi një të mitur me veturë.
Seanca ka zgjatur për më shumë se dy orë, teksa është bërë administrimi i provave dhe është dëgjuar ministrja Rozeta Hajdari në cilësinë e të pandehurës.
Avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti, ka deklaruar pas përfundimit të seancës se e pandehura ka bërë ndërrimin e deklaratës në tërësi.
Kësisoj, Shefqeti ka propozuar që Gjykata t’ia konfiskojë Hajdarit patentë-shoferin.
“Ne vlerësojmë që në këtë rast janë përmbushur në tërësi elementet e kundërvajtjes. Ajo çka është e rëndësishme është që e pandehura ka bërë ndërrimin e deklaratës në tërësi nga fakti që fillimisht ka deklaruar që ka parë dy fëmijë duke dalë nga marketi, tanimë e ka ndryshuar duke thënë se jo nuk e kam parë dhe që e ka parë vetëm momentin e goditjes së tyre. Ne kemi kërkuar nga gjykatat që te mos i falë besimin për shkak se ka kundërthënie. Po ashtu më herët ka deklaruar se moti ka qene me shi, tani e ka bërë ndryshimin e deklaratës dhe së fundi lidhur me deklaratën e saj që ka frenuar, kur e kemi ballafaquar me ekspertizën dhe supërekapertizën, ka refuzuar të përgjigjët. Kemi kërkuar që të pandehurës t’i ndalohet e drejta e drejtimit të automjetit, si dhe marrja e patentë-shoferit”, është shprehur Shefqeti.
Ndërsa pas seancës, avokati mbrojtës i Hajdarit, Alban Makolli, ka thënë se seanca ka qenë e mbyllur për publikun dhe se nuk dëshirojnë të prononcohen.
Në seancë të mbyllur për publikun, Hajdari është dëgjuar në cilësinë e të pandehurës derisa fjalën e ka dhënë edhe përfaqësuesja e palës së dëmtuar,