Përfundon seanca për Telekomin, s’ka kuorum për votimin e rezolutës
14 maj 2019
| 15:40
Ka përfunduar pa ndonjë rezultat seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës në të cilën është diskutuar për gjendjen në Telekomin e Kosovës.
Në këtë seancë nuk ka arritur të dalë në votim rezoluta për Telekomin për shkak të mungesës së kuorumit, raporton “Epoka e re”.
Për disa orë në këtë seancë është diskutuar në lidhje me gjendjen e Telekomit dhe kontratën e kësaj ndërmarrjen me “Z-Mobile”.
Gjatë kësaj seance ka pasur edhe akuza dhe kundërakuza në mes të deputetëve të pozitës dhe opozitës në lidhje me gjendjen e Telekomit.
Seanca për Telekomin është ftuar nga LDK-ja dhe Vetëvendosje.
/Epoka e re/