Përfundon seminari ‘Hendbolli në Shkolla’
Ka përfunduar seminari për trajnerë të grupmoshave të reja dhe arsimtarë të Edukatës Fizike që do të jenë të përfshirë në projektin “hendbolli në shkolla”.
“Seminari është mbajtur për dy ditë në Komoran të Drenasit, ndërsa është organizuar nga Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor dhe me Federatën e Hendbollit të Zvicrës. Në seminar kanë ligjëruar David Mattes e Katja Gotz nga Zvicra. Seminari është përbërë nga pjesa teorike dhe pjesa praktike, ku pjesëmarrësit kanë marrë informata të rëndësishme lidhur me punën me fëmijë. Pjesëmarrësit kanë dhënë edhe mendimet e komentet e tyre, duke kontribuuar direkt që seminari të jetë shumë i vlefshëm”, thuhet në njoftimin e FHK-së.
Të gjithë pjesëmarrësit sipas këtij njoftimi, e kanë vlerësuar lartë përvojën në seminar, duke çmuar po ashtu përgatitjet që po bëhen për implementimin e projektit “Hendbolli në Shkolla”.