Përfundon seminari për gjyqtarët e gjimnastikës
01 maj 2019
| 13:11
Federata e Gjimnastikës së Kosovës ka vlerësuar lartë kontributin nga Unioni Europian i Gjimnastikës bashkë me dy ekspertët Mario Vukoja dhe James May, të cilët u kujdesën që gjyqtarët e rinj të kenë informatat më të fundit për vlerësim në gjimnastikë.
“Falënderojmë poashtu kandidatët, trajnerët të cilët ishin mjaft aktiv dhe ndoqën këtë seminar gjatë gjithë kohës. Ndihemi të lumtur sepse ky aktivitet e po ashtu edhe seminari i kaluar u përcjell me kujdes dhe me vizitë zyrtare nga Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe drejtori i Departamentit të Sportit, Ibër Alaj”, thuhet në njoftimin e Federatës së Gjimnastikës.
/Epoka e re/