Përfundon sezoni në Premierligë, kjo është renditja përfundimtare

28 maj 2023 | 19:37

Ka përfunduar në tërësi sezoni 2022/23 në Premieligë.

Sot u zhvilluan 10 ndeshjet e javës së fundit, ku u shënuan mjaft gola.

Everton me fitore minimale 1:0 arriti të siguronte mbijetesën, duke bërë që Leicester të bie nga elita e futbollit anglez.

Bashkë me Man Cityn dhe Arsenalin, Man Utd dhe Newcastle do të jenë në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Liverpool dhe Brighton do të garojnë në Ligën e Evropës, kurse Aston Villa do të jetë në Ligën e Konferencës.

Southampton, Leeds dhe Leicester do të garojnë në Championship edicionin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri,…