Përfundon sezoni për Behramin
04 prill 2019
| 22:05
Sezoni i Valon Behramit ka përfunduar pasi Udinese ka konfirmuar se mesfushori ka thyer fibulën e këmbës.
Ai ishte lënduar në barazimin e Udineses me Milanin të martën. Behrami, 33-vjeçar, në minutën e 75-të u nxor me barelë nga fusha pas lëndimit të rëndë që e pësoi në nyjën e këmbës së djathtë.
Lëndimi i fundit vë në pikëpyetje karrierën e Behramit. Klubi tani ka njoftuar se reprezentuesi i Zvicrës ka humbur sezonin. Ai do të përfundojë sezonin me 19 paraqitje e një gol në Serie A.