
Përfundon sezoni për Bellerinin
22 janar 2019
| 12:03
Ka përfunduar sezoni për mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin, i cili u lëndua në ndeshjen e fundjavës ndaj Chelseat (2-0).
Pas analizave të bëra është konstatuar se Bellerini e ka pësuar një këputje të ligamentit të kryqëzuar të gjurit, një dëmtim ky ndër më të rëndit në sport, pasi periudha e riaftësimit varion nga 6 muaj deri në një vit.
Në mungesë të Bellerinit në krahun e djathtë të mbrojtës pritet të luajë Stephan Lichtsteiner, i cili gjatë verës u transferua nga Juventusi.
/Epoka e re/