Përfundon sezoni për Bennacerin

11 maj 2023 | 16:29

Sikur të mos mjaftonte dështimi i Milanit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Interit, dëmtimi i Leaos, tashmë bëhet me dije se mesfushori Ismael Bennacer ka mbyllur sezonin.

Raportet e fundit sugjerojnë se Ismael Bennacer do të ketë nevojë për një operacion për shkak të lëndimit në gju që pësoi në humbjen e Milanit në Ligën e Kampionëve ndaj Interit.

Mesfushori 25-vjeçar algjerian, i cili është një figurë kyçe në skuadrën e Stefano Piolit, u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 18 minutash.

Tifozët u shqetësuan menjëherë dhe frika u rrit kur u pa që Bennacer u largua nga Stadio Giuseppe Meazza me paterica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 19-vjeçar ka vdekur në Suharekë pas lëndimeve që ka…