Përfundon sezoni për Brojën

29 janar 2025 | 14:03

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja do të mungoj për pjesën e mbetur të sezonit por nuk do të largohet nga skuadra e Evertonit. Broja këtë sezon ka pasur vazhdimisht probleme me lëndimet, por dëmtimi i fundit që e pësoi me 4 janar kundër Aston Villas, doli të jetë fatal për 23-vjeçarin.

Shkaku i këtij lëndimi, Broja nuk do të luaj këtë sezon edhe pse deri më tani ka regjistruar vetëm 5 paraqitje për Evertonin në Premier Ligë. Në fakt, Broja u huazua i lënduar tek Evertoni nga Chelsea dhe arriti të rikuperohet për të debutuar këtë sezon më 4 dhjetor përpara se të dëmtohet një muaj më vonë. Edhe pse Evertoni ishte në bisedime me Chelsean për ta ndërprerë huazimin e Brojës para kohe, është marrë vendim që sulmuesi shqiptar të mos kthehet në “Stamford Bridge”.

Broja ka kontratë me skuadrën e Chelseat deri në vitin 2028, ndërsa Evertoni kishte opsionin e blerjes së tij këtë verë për 20 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Interit, Lautaro Martinez, ka përfunduar në listën e…