Përfundon sezoni për Costën

11 prill 2019 | 15:24

Sulmuesit të Atletico Madrdit, Diego Costa kartoni i kuq që mori në ndeshjen ndaj Barcelonës i ka kushtuar rëndë.

Në fakt, sulmuesi spanjoll  e ka mbyllur para kohe sezonin në La Liga, pasi është dënuar me 8 ndeshje për sjelljen e tij të pahijshme ndaj gjyqtarit në momentin që u ndëshkua me karton të kuq.

Nga mikrofoni, me të cilin gjyqtari kryesor komunikoi me gjyqtarët e tjerë, është regjistruar zëri i Diego Costas që ofendon rëndë gjyqtarin. Ky regjistrim është prova që ka ndikuar në dënimin e rëndë të lojtarit. Diego Costa është gjobitur gjithashtu 3500 euro, ndërsa klubi i Atleticos 1400 euro.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Antonio Conte është gati ta marrë drejtimin e Interit, por…