Përfundon sezoni për Demiralin
13 janar 2020
| 14:48
Sezoni ka përfunduar për mbrojtësin e Juventusit, Merih Demiral, i cili ka këputur ligamentit në ndeshjen kundër Romës (1-2).
Pas testimeve të kryera të hënën është konfirmuar se lojtari turk do të operohet dhe e ky lëndim pritet ta mbajë jashtë fushe për të paktën gjashtë muaj, duke ia pamundësuar paraqitjet në pjesën e mbetur të sezonit, por duke zvogëluar edhe shanset që ai të paraqitet në “Euro 2020” me Turqinë.