
Përfundon sezoni për Dybalan
20 mars 2025
| 15:52
Sulmuesi Paulo Dybala do t’i nënshtrohet patjetër një operimi muskulor në javën e ardhshme dhe sipas mediumeve italiane, argjentinasi nuk do të kthehet në këtë sezon.
Dybala u lëndua rëndë në ndeshjen ndaj Cagliarit në javën e kaluar, të cilën Roma e fitoi me rezultatin minimal 1:0. Sipas njoftimit të klubit italian të enjten, Dybala pritet të operohet të hënën.
Dybala ka realizuar tetë gola dhe katër asistime në 36 paraqitje në të gjitha garat e sezonit aktual.